Amal Clooney tërhoqi vëmendjen me një fustan të artë nga Gucci, teksa mori pjesë së bashku me bashkëshortin George Clooney në ceremoninë bamirëse The Albies, të organizuar në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër.
Avokatja 48-vjeçare e të drejtave të njeriut zgjodhi një fustan me supe të zbuluara dhe thekë të artë, të kombinuar me taka elegante dhe një çantë argjendi.
Ndërsa George, 65 vjeç, u shfaq me smoking të zi dhe papion, shkruan DailyMail.
Në eventin e organizuar nga Fondacioni Clooney për Drejtësi morën pjesë edhe Brad Pitt, i shoqëruar nga partnerja e tij Ines de Ramon, si dhe Isla Fisher, Hannah Waddingham, Emma Thompson dhe shumë emra të tjerë të njohur.
Ceremonia The Albies nderon individë që angazhohen në mbrojtjen e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.
Ajo mban emrin e gjyqtarit dhe aktivistit të njohur kundër aparteidit në Afrikën e Jugut, Albie Sachs. /Telegrafi/