KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Pesëfishohen rastet me COVID-19 brenda një muaji në Zvicër, a ka nevojë për një vaksinë tjetër?

Pesëfishohen rastet me COVID-19 brenda një muaji në Zvicër, a ka nevojë për një vaksinë tjetër?

Rastet me COVID-19 janë pesëfishuar brenda vetëm një muaji në Zvicër, ndërsa vala e vjeshtës ka nisur të marrë hov para se të fillojë vala e gripit sezonal.

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik të Zvicrës (BAG), infektimet me koronavirus po shënojnë rritje, megjithëse qarkullimi i virusit aktualisht vlerësohet të jetë më i ulët se në disa periudha të mëparshme.

Përmasat e plota të valës do të mund të vlerësohen vetëm në fund të sezonit.

Këtë vit, në mostrat e ujërave të zeza në Zvicër po identifikohet kryesisht varianti XFG, pasardhës i variantit Omicron.

Simptomat e njohura përfshijnë temperaturën, dhimbjen e kokës, rrjedhjen e hundëve dhe lodhjen.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deri më tani nuk ka dëshmi se varianti XFG shkakton sëmundje më të rëndë sesa variantet e tjera që qarkullojnë, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

Kush duhet të vaksinohet?Autoritetet shëndetësore zvicerane rekomandojnë vaksinimin kundër COVID-19 kryesisht për personat me faktorë rreziku, veçanërisht ata mbi moshën 65-vjeçare. Rekomandimi vlen edhe për disa persona më të rinj me sëmundje të caktuara kronike ose me trizomi 21.

Sa i përket gripit sezonal, vaksinimi rekomandohet për grupet e rrezikuara, përfshirë të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët e lindur para kohe deri në moshën dyvjeçare dhe personat me sëmundje kronike. Rekomandohet gjithashtu vaksinimi i personave që kanë kontakte të afërta me këto grupe.

Sipas BAG-ut, periudha nga mesi i tetorit deri para fillimit të valës së parë të gripit konsiderohet kohë e përshtatshme për vaksinimin kundër gripit.

Autoritetet theksojnë se, megjithëse vaksinat e mëparshme mund të jenë më pak efektive kundër infektimit nga variantet e reja, ato vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje të rëndësishme kundër formave të rënda të sëmundjes./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.