Pavarësisht investimeve për përmirësimin e kushteve, kantoni i Cyrihut në Zvicër vazhdon të përballet me mungesë të hapësirave të dedikuara për komunitetet jenishe dhe sinti, të cilat gjatë muajve të ngrohtë udhëtojnë me karvanë.
Autoritetet kantonale planifikojnë të rinovojnë dhe zgjerojnë një hapësirë në komunën e Meilenit, me një investim prej 3.2 milionë frangash zvicerane.
Projekti parasheh krijimin e rreth 10 vendeve për qëndrimin e karvanëve, si dhe ndërtimin e objekteve sanitare dhe instalimin e lidhjeve për energji elektrike, ujëra të zeza dhe infrastrukturë tjetër të nevojshme.
Autoritetet e Cyrihut theksojnë se një nga vështirësitë kryesore është gjetja Punimet pritet të nisin vitin e ardhshëm, nëse projekti nuk përballet me kundërshtime gjatë procedurave përkatëse, shkruan SRF, transmeton Telegrafi.
Aktualisht, kantoni i Cyrihut ka nëntë hapësira për këto komunitete, por ato konsiderohen të vogla dhe të vjetruara. Sipas kritikave të ngritura nga organizatat përfaqësuese, në shumë prej tyre mungojnë infrastruktura bazë dhe kushtet e përshtatshme për qëndrim.
Organizatat kërkojnë jo vetëm më shumë hapësira për ndalesa gjatë udhëtimeve, por edhe vende ku familjet mund të qëndrojnë për periudha më të gjata, veçanërisht nga vjeshta deri në pranverë.
Në nivel të Zvicrës, rreth 3.000 pjesëtarë të komuniteteve jenishe dhe sinti udhëtojnë me karvanë, kryesisht gjatë verës. Sipas raportit të cituar nga SRF, vendet e qëndrimit janë shtuar lehtë vitet e fundit, por mungesa e tyre vazhdon të mbetet problem në shumë pjesë të vendit.e parcelave të përshtatshme për krijimin e hapësirave të reja./Telegrafi/