Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të grabitjes në Pejë, ku një personi me dhunë i është marr çanta ku kishte pasur 480€, një telefon, letërnjoftimin si dhe patentë shoferin.
Rasti ka ndodhur në rrugën e “UÇK-së” në Pejë, të enjten në ora 13:30.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar në polici se një i dyshuar duke përdorur dhunën fizike i kishte grabitur çantën e dorës ku në të kishte pasur 480€, një telefon, letërnjoftimin si dhe patentë shoferin”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me pas është intervistuar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime. /Telegrafi/