KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Vajza e Halle Berry, Nahla Aubry, ka dalë në mbrojtje të nënës së saj pas akuzave të ish-bashkëshortit Olivier Martinez për abuzim ndaj djalit të tyre 13-vjeçar, Maceo.

Në një deklaratë të dorëzuar në gjykatë, 18-vjeçarja tha se nuk e ka parë kurrë Berry duke goditur, kapur për fyti apo abuzuar fizikisht me vëllanë e saj.

Ajo e përshkroi nënën si një prind të përkushtuar, që kujdeset për fëmijët dhe është e angazhuar në jetën dhe edukimin e tyre.

Halle Berry

Nahla tha gjithashtu se ishte tronditur dhe ishte shumë e shqetësuar kur mësoi për akuzat e Martinez.

Ajo hodhi poshtë edhe pretendimet për komente të pandjeshme racialisht nga Berry, duke theksuar se nëna e saj i ka mësuar të dy fëmijët të pranojnë identitetin e tyre dhe të respektojnë njerëzit me prejardhje të ndryshme.

Martinez ka pretenduar se Berry e ka kapur Maceon për qafe gjatë një konflikti më 26 shtator dhe ka kërkuar kujdestarinë e plotë.

Gjykata i ka dhënë përkohësisht kujdestarinë kryesore Martinezit, ndërsa Berry është kufizuar në vizita të përcaktuara nga gjykata deri në seancën e radhës më 16 tetor.

Aktorja i ka mohuar kategorikisht akuzat dhe ka kërkuar rikthimin e marrëveshjes për kujdestari 50/50, duke pretenduar se Martinez po ndikon tek djali i tyre kundër saj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.