Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të dëshmojë se, pavarësisht suksesit të madh në skenën ndërkombëtare, lidhja e saj me traditat shqiptare mbetet gjithmonë e fortë.
Së fundmi, këngëtarja është bërë virale në rrjetet sociale pas një momenti të veçantë në një dasmë shqiptare.
Bebe Rexha është filmuar duke kënduar këngën e njohur “Hajde halla e madhe”, një prej këngëve që nuk mungon në ahengjet dhe dasmat shqiptare.
Nuk dihet se ku është zhvilluar dasma, ndërsa po ashtu mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një festë në rrethin e saj familjar apo të miqve të afërt.
Megjithatë, pamjet e këngëtares duke interpretuar këngën tradicionale shqiptare kanë marrë vëmendje të madhe dhe janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Ky nuk është rasti i parë kur Bebe Rexha tregon dashurinë dhe respektin për kulturën shqiptare.
Së fundmi, pasi vëllai i saj kurorëzoi dashurinë në martesë. Edhe në atë aheng nuk mungoi muzika tradicionale shqiptare, duke i dhënë festës një atmosferë tipike shqiptare.
Pavarësisht se prej vitesh është pjesë e skenave më të mëdha botërore, Bebe Rexha vazhdon ta mbajë pranë origjinën dhe traditat e saj shqiptare, duke i ndarë herë pas here edhe me miliona ndjekësit e saj.