Një zjarr ka përfshirë të mërkurën në mesditë zonën industriale në Olten, në kantonin e Solothurnit, ndërsa gjatë incidentit janë dëgjuar disa shpërthime.
Një kolonë e errët tymi është ngritur mbi zonën industriale. Disa dëshmitarë kanë raportuar se kanë dëgjuar të paktën dy shpërthime, rapoeton Blick.
“Pak para mesditës, pati një zhurmë të madhe në zonën industriale të Olten. Pastaj pati një zjarr dhe 15 minuta më vonë pati një shpërthim tjetër”, ka treguar një lexues i Blick, i cili e ka parë ngjarjen nga klasa e tij.
“Unë dhe shokët e mi të shkollës u tronditëm që diçka shpërtheu”, ka thënë ai për Blick, duke shtuar se ishte emocionuese të shihte një operacion të tillë.
Helikopteri “Rega” në vendngjarje
Një tjetër lexues i Blick ka dëshmuar ngjarjen drejtpërdrejt. Në vendngjarje kanë qenë disa automjete të zjarrfikësve, ndërsa dëshmitari ka parë edhe një helikopter shpëtimi të Rega-s duke u afruar për ulje.
Policia kantonale e Solothurnit ka konfirmuar për Blick se zjarri ka ndodhur në Industriestrasse. Në vendngjarje kanë intervenuar policia dhe zjarrfikësit, transmeton Telegrafi.
Zjarri është shuar pak pas orës 13:30. Policia aktualisht nuk ka mundur të japë informacion se cila ndërtesë është prekur apo nëse ka persona të lënduar.
“Kisha frikë se kabina ime do të shembej”
Monika B., pronarja e Flussbar Olten, ndodhej në lokalin e saj pranë vendit të ngjarjes kur shpërtheu zjarri.
Sipas saj, zjarri ka nisur në një ndërtesë banimi në një vend kampingu në Industriestrasse.
“Pati një shpërthim të fuqishëm dhe papritmas kabina u shemb në tokë”, ka përshkruar ajo.
“Pastaj flakët u ngritën lart”, ka thënë ajo, duke shtuar se pak më vonë ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër.
Sipas saj, edhe termocentrali aty pranë është dëmtuar. Zona përreth zjarrit është rrethuar.
“E ndjeva vetë shpërthimin. Kisha frikë se vendi im do të shembej”, ka thënë pronarja e barit.
Megjithatë, pasi ka inspektuar ambientet e lokalit, ajo ka konstatuar se pjesa më e madhe e strukturës ishte ende e paprekur. Vetëm një ndërtesë prej druri më poshtë kishte pësuar çarje nga vala e presionit./Telegrafi/