Bashkimi Evropian ka liruar 1.24 miliardë euro për Ukrainën, të cilat do të përdoren për blerjen e dronëve, sistemeve kundërdron, municioneve për dronë dhe armatimeve të prodhuara në vend.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se fondet do të ndihmojnë Ukrainën të mbrojë njerëzit dhe infrastrukturën nga sulmet ajrore ruse dhe të forcojë industrinë e saj të mbrojtjes.
Financimi vjen në një kohë kur Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, duke vënë veçanërisht Kievin në alarm të vazhdueshëm, transmeton Telegrafi.
Kryeministri ukrainas Sergii Koretskyi e mirëpriti ndihmën, duke thënë se fondet do të shkojnë për nevojat më urgjente të mbrojtjes. Presidenti Volodymyr Zelensky, pas sulmeve vdekjeprurëse në disa qytete ukrainase, theksoi se sistemet e mbrojtjes ajrore janë një nevojë jetike.
Paketa është pjesë e kredisë së BE-së për Ukrainën, në vlerë totale prej 90 miliardë eurosh për vitet 2026–2027. Rreth dy të tretat e kësaj shume janë parashikuar për nevoja ushtarake dhe të mbrojtjes. /Telegrafi/