KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Themelohen dy mekanizma brenda Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, i mbikëqyrjes së punës dhe integritetit

Themelohen dy mekanizma brenda Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, i mbikëqyrjes së punës dhe integritetit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi ka marrë vendim për themelimin e dy mekanizmave brenda Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit: Mekanizmi Mbikëqyrës i Punës së Prokurorit të Shtetit dhe Mekanizmi i Mbrojtjes së Integritetit të Prokurorit të Shtetit.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

“Mekanizmi Mbikëqyrës i Punës së Prokurorit të Shtetit ka për detyrë të analizojë cilësinë e akteve akuzuese të hedhura me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe të akteve akuzuese, të cilat kanë përfunduar me aktgjykime liruese apo refuzuese të formës së prerë në rastet me prioritet, veçanërisht të korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe të analizojë aktvendimet gjyqësore të formës së prerë lidhur me kërkesat e prokurorive për çështje procedurale, duke respektuar pavarësinë institucionale dhe funksionale të Prokurorit të Shtetit.

Prokurorët e angazhuar në këtë mekanizëm, me rastin e analizimit dhe sipas të gjeturave të tyre të rasteve që kanë epilog të formës së prerë, japin rekomandime profesionale për rastet e trajtuara dhe ia përcjellin Kryeprokurorit të Shtetit, i cili ndërmerr veprime me qëllim të vlerësimit të ligjshmërisë dhe unifikimit të praktikave institucionale, të cilat synojnë ngritjen e cilësisë së punës dhe evitimin e lëshimeve eventuale profesionale nga prokurorët e shtetit në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, tutje thuhet se Mekanizmi i Mbrojtjes së Integritetit të Prokurorit të Shtetit ofron mbrojtje institucionale dhe profesionale për prokurorët e shtetit, kurdo që ndaj tyre shfaqen tendenca për ndikime të brendshme apo të jashtme të paligjshme; kur cenohet integriteti dhe pavarësia profesionale; kur zhvillohen sulme, linçime apo fushata denigruese lidhur me veprimet dhe vendimet e marra gjatë ushtrimit të funksionit dhe detyrave të tyre zyrtare.

“Krijimi i këtyre dy mekanizmave ka qenë një nga prioritetet kryesore të Kryeprokurorit të Shtetit të paraqitura në konceptdokumentin e tij.

Gjithashtu, Kryeprokurori i Shtetit ka caktuar prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Veton Shabani, Koordinator Nacional për Zgjedhje, ndërsa prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Ersan Qavolli, Koordinator Nacional për rastet e Dhunës në Familje”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.