KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar konsumatorët e Kaçanikut të Vjetër dhe fshatit Begracë se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar nga punimet për ndërrimin e pompës në Stacionin e Pompimit në fshatin Begracë, i cili furnizon me ujë konsumatorët e këtyre dy zonave.
Ekipet e kompanisë janë në terren dhe po punojnë për përfundimin e punimeve sa më shpejt.
Furnizimi me ujë pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.
KRU “Bifurkacioni” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/