KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kane dhe Olise janë dy lojtarët e vetëm që kanë kontribuar në më shumë se 30 gola në Bundesligë në vitin 2025

Kane dhe Olise janë dy lojtarët e vetëm që kanë kontribuar në më shumë se 30 gola në Bundesligë në vitin 2025

Viti 2025 po mbaron dhe është koha për të bërë një bilanc. Portali i statistikave Squawka ka publikuar një listë me 10 lojtarët që ishin të përfshirë drejtpërdrejt në më shumë gola në Bundesligë në vitin kalendarik 2025.

Lista kryesohet nga Harry Kane, i cili grumbulloi 37 kontribute të drejtpërdrejta në gola (31 gola, 6 asistime) gjatë vitit 2025.

Në vendin e dytë është një tjetër lojtar i FC Bayern Munich: Michael Olise me 32 kontribute (14 gola, 18 asistime).

Kane dhe Olise janë dy lojtarët e vetëm që kanë pasur më shumë se 30 kontribute të drejtpërdrejta në gola në Bundesligë në vitin 2025.

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Serhou Guirassy, i cili është në vendin e tretë, ishte i përfshirë drejtpërdrejt në 22 gola – një diferencë mjaft e madhe nga dyshja e Bayernit.

Rastësisht, ka një tjetër lojtar të Bayernit në listën e 10 lojtarëve më të mirë të Squaëkas: Serge Gnabry është në vendin e shtatë me 17 kontribute të drejtpërdrejta në gola. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.