KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi: Në vitin që lëmë pas Kuvendi ka shënuar avancime të dukshme në transparencë, digjitalizim dhe në forcimin e funksionit mbikëqyrës

Gashi: Në vitin që lëmë pas Kuvendi ka shënuar avancime të dukshme në transparencë, digjitalizim dhe në forcimin e funksionit mbikëqyrës

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashit në fjalimin e tij të fundvitit tha se viti që po përmbyllet ka qenë një vit i punës së përkushtuar dhe i hapave që kanë lënë gjurmë.

“Kuvendi ka shënuar avancime të dukshme në transparencë, digjitalizim dhe në forcimin e funksionit mbikëqyrës. Kemi hapur më shumë dyert për qytetarë, ide dhe dialog. E kemi bërë institucionin më inkluziv, më të qasshëm dhe më të besueshëm. Përmes diplomacisë parlamentare kemi ndërtuar ura bashkëpunimi dhe miqësie, duke e përfaqësuar vendin tonë me dinjitet dhe vizion.

Por mbi të gjitha, ky vit na rikujtoi një të vërtetë thelbësore: se përparimi i qëndrueshëm nuk lind vetëm nga proceset dhe reformat, por nga uniteti, pjekuria për të ndërtuar konsensus dhe nga besimi i ndërsjellë.

Vetëm kur qëndrojmë së bashku, me respekt dhe vullnet për të gërshetuar dallimet, si dhe me përgjegjësi ndaj shtëpisë sonë të përbashkët, mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë e më të ndritur për të gjithë ne”, thuhet në fjalimin e Gashit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.