Një incident i pazakontë ka ndodhur në stacionin e trenit në Frauenfeld të Zvicrës, ku një veturë ka përfunduar në shkallët e stacionit.
Pamjet e ngjarjes kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët janë habitur nga situata e pazakontë.
Sipas raportimeve, vetura është gjendur në një pjesë të stacionit ku normalisht nuk kalojnë automjetet, duke shkaktuar një situatë kurioze dhe duke tërhequr shikimet e personave që ndodheshin aty, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihen të gjitha rrethanat se si vetura përfundoi në shkallë, ndërsa incidenti ka shkaktuar më shumë habi sesa panik te kalimtarët.
Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale, pikërisht për shkak të situatës së pazakontë./Telegrafi/