Shpenzimet për shërbimet e varrimit në Komunën e Rahovecit janë rritur për vitin 2026.
Tarifat e reja janë bërë publike nga anëtari i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), Shaip Shala.
Sipas dokumentit të miratuar nga Kuvendi Komunal i Rahovecit, kostoja e shërbimeve të varrimit është rritur për 60 euro krahasuar me vitin paraprak.
Në tarifat e reja përfshihen një sërë shërbimesh që lidhen me procesin e varrimit, përfshirë transportin e kufomës, hapjen dhe mbylljen e varrit, dërrasat e varrit, qefinin dhe kujdestarinë.
Në dokument janë përfshirë edhe shërbime të tjera përcjellëse që ofrohen në kuadër të shërbimeve të varrimit në komunë.
Rritja e tarifave vjen si pjesë e tarifave të përcaktuara për shërbimet e varrimit për vitin 2026. /Telegrafi/