Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person me dyshimet për krimet lufte kundër popullatës civile në Skenderaj gjatë periudhës maj-qershor 1998.
Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Krime lufte kundër popullatës civile… Skenderaj Maj-Qershor 1998 – Koha NN. Pas një pune hetimore është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i cili ka qenë në kërkim policor për veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/