Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se punimet në urën e re në Mitrovicë kanë hyrë në fazat e fundit të realizimit.
Basha ka thënë se punimet po zhvillohen me dinamikë të lartë dhe, sipas tij, me ritmin aktual, ura pritet të përfundojë brenda afatit të paraparë.
“Kjo urë do të sjellë më shumë siguri në qarkullim, por mbi të gjitha do të krijojë lidhje më të mira për njerëzit, mundësi të reja për bizneset dhe hapësirë për zhvillim ekonomik”, ka deklaruar Basha.
Ai ka theksuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po punon për përfundimin e projekteve me cilësi dhe përgjegjësi.
“Po punojmë çdo ditë që projektet t’i çojmë deri në fund, me cilësi dhe përgjegjësi”, ka shkruar Basha. /Telegrafi/