Street Fest Prishtina 2026 sjellë tri ditë me sport, muzikë, art urban, performanca dhe aktivitete të ndryshme për publikun.
Festivali organizohet nga Street Fest 2026 në bashkëpunim me Prishtina Mall, ndërsa IPKO është sponsor i eventit, duke mbështetur një aktivitet që synon të bashkojë të rinjtë, familjet, artistët dhe sportistët. Programi është konceptuar si një kombinim i kulturës urbane dhe argëtimit, me aktivitete ku vizitorët mund të jenë edhe pjesëmarrës aktivë.
Detajet
Data: 9–11 tetor 2026
Vendndodhja: Prishtina Mall
Lloji i eventit: Festival
Hyrja: Falas
Programi?
Gjatë tri ditëve, Street Fest Prishtina 2026 do të sjellë një program të kombinuar me sport, muzikë dhe performanca live.
Në program përfshihen:
- Streetball
- Urban Dance
- Akrobatik Show
- Guitar Show
- Lojëra dhe aktivitete për vizitorët
- Aktivitete me shpërblime
Programi është i hapur për publikun dhe përfshin aktivitete të përshtatshme për grupmosha të ndryshme.
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të ndjekur nga afër Streetball, Urban Dance, Akrobatik Show dhe Guitar Show.
- Për të marrë pjesë në lojëra dhe aktivitete ku parashihen edhe shpërblime.
- Për të kaluar një fundjavë me aktivitete të ndryshme së bashku me familjen ose miqtë.
- Për të njohur nga afër artistë, sportistë dhe pjesëmarrës të kulturës urbane.
- Për të qenë pjesë e një hapësire që bashkon sportin, muzikën, kreativitetin dhe komunitetin.
Informatat tjera për pjesëmarrësit
Hyrja në Street Fest Prishtina 2026 është falas dhe nuk nevojiten bileta.
Festivali zhvillohet gjatë tri ditëve, nga 9 deri më 11 tetor, në Prishtina Mall.
Për programin dhe njoftimet e tjera rreth eventit, publiku mund të ndjekë Street Fest Prishtina në Facebook dhe Instagram.