Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri ka njoftuar për mbajtjen e një proteste popullore sot në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.
Përmes një thirrje në rrjetet sociale, Haziri ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke theksuar se kërkesa lidhet me miratimin e Ligjit për UÇK-në.
“PROTESTË POPULLORE. Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot! Shihemi në shesh!”, ka shkruar Haziri.
Ndërsa, protesta e djeshme ishte e tensionuar, derisa mbi 15 persona kërkuan ndihmë shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Telegrafi/