Ekipet e NPL “Fushë Kosova” kanë vazhduar punën në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në disa zona të Fushë Kosovës.
Sipas njoftimit, në fshatin Harilaq është realizuar pastrimi i hapësirave publike, përfshirë edhe varrezat e fshatit.
Punë për pastrimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave është kryer edhe në zonën përreth Kalasë së Harilaqit.
Ndërkohë, në rrugën kryesore ekipet kanë vazhduar largimin e mbeturinave, gurëve, dheut dhe materialeve të tjera.
Pastrim dhe mirëmbajtje është realizuar edhe në rrugën “Nënë Tereza” dhe në sheshin “Adem Jashari”.
Nga NPL “Fushë Kosova” kanë thënë se angazhimi në terren do të vazhdojë me qëllim të mbajtjes së hapësirave publike më të pastra, më të rregullta dhe më të mirëmbajtura. /Telegrafi/