KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Është skuadra e zemrës sime, kam refuzuar shumë oferta për të qëndruar” Zanetti zbulon dashurinë e tij për Interin

“Është skuadra e zemrës sime, kam refuzuar shumë oferta për të qëndruar” Zanetti zbulon dashurinë e tij për Interin

Ish-kapiteni dhe zëvendëspresidenti aktual i Interit ,Javier Zanetti zbulon pse refuzoi ofertat nga Anglia dhe Spanja për ta përfunduar karrierën e tij te Nerazzurrët.

Legjenda e klubit erdhi në Evropë nga Argjentina në vitin 1995 për Interin dhe qëndroi atje deri në pensionimin e tij në vitin 2014.

Edhe atëherë, përvoja nuk kishte mbaruar, pasi ai menjëherë hyri në menaxhim si nënkryetar i tyre.

“Interi është klubi i zemrës sime, klubi me të cilin jam i dashuruar”, ka thënë fillimisht Zanetti në një intervistë për Sky Sports UK.

“Kisha oferta nga Spanja dhe Anglia për të shkuar dhe për të luajtur atje, por e vërteta është se qëndrova te Interi sepse doja vërtet të lija gjurmën time këtu në këtë institucion”.

“E dija që Presidenti ynë në atë kohë po bënte sakrifica të mëdha në mënyrë që Interi të fitonte tituj të rëndësishëm dhe, koha më dha të drejtë”, përfundoi argjentinasi.

Ndryshe, Zanetti luajti për Interin për 19 vite, duke u bërë një nga lojtarët më përfaqësues në historinë e klubit Nerazzurri, ai me më shumë paraqitje (858) dhe gjithashtu më i suksesshmi në historinë e Interit, duke ngritur 16 trofe. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.