KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vishi: Nga janari 2026 nis mbështetja prej 200 eurosh për nënat lehona në Kaçanik

Vishi: Nga janari 2026 nis mbështetja prej 200 eurosh për nënat lehona në Kaçanik

Kuvendi Komunal i Kaçanikut ka miratuar unanimisht propozimin për mbështetjen financiare të nënave lehona, një nga premtimet e para të kryetarit të komunës, Sabedin Vishi.

Sipas vendimit të marrë, çdo nënë lehonë do të përfitojë mbështetje financiare në vlerë prej 200 eurosh, ndërsa zbatimi i kësaj mase do të fillojë nga janari i vitit 2026.

Kryetari Vishi e ka cilësuar këtë vendim si hap të rëndësishëm në fuqizimin e politikave sociale në komunë. “Premtimi im i parë si Kryetar i Komunës së Kaçanikut për mbështetjen e nënave lehona, në vlerë prej 200 euro, sot u miratua unanimisht në Kuvend”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se përkushtimi i institucioneve komunale do të vazhdojë të jetë i orientuar drejt familjes. “Zbatimi i këtij premtimi fillon nga janari i vitit 2026. Kujdesi për familjen dhe sidomos për fëmijët mbetet prioriteti ynë”, ka deklaruar Vishi.

Nga Komuna e Kaçanikut është bërë e ditur se detajet për kriteret dhe procedurat e aplikimit do të publikohen me kohë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.