KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protestat në Francë, një nxënës 15-vjeçar humb dorën pasi kapi një granatë tymuese nga policia

Protestat në Francë, një nxënës 15-vjeçar humb dorën pasi kapi një granatë tymuese nga policia

Qindra shkolla në Francë mbetën plotësisht ose pjesërisht të mbyllura të hënën, ndërsa adoleshentët vazhduan të bllokonin ndërtesat dhe qeveria luftoi për të frenuar lëvizjen më të madhe të protestave të të rinjve në vite.

Një 15-vjeçar që protestonte raportohet se humbi dorën të hënën në qytetin verior të Lens.

Një gazetë lokale, La Voix du Nord, raportoi se adoleshenti humbi dorën pasi mori një granatë tymuese të policisë.

Bëhet e ditur se është hapur një hetim për incidentin.

Sindikatat studentore kanë bërë thirrje për një ditë kombëtare proteste të martën, me më shumë shkolla që pritet të bllokohen.

Mijëra sindikalistë, mësues, punonjës të sektorit publik dhe grupe prindërish pritet t’u bashkohen marshimeve mbështetëse në qytete dhe qyteza në të gjithë Francën.

Ministri i Arsimit tha se midis 400 dhe 500 shkolla të mesme pritet të mbeten plotësisht ose pjesërisht të mbyllura të hënën nga një total prej 3,700.

Ndryshe, protestat filluan në fund të shtatorit në një shkollë të mesme në një periferi të Parisit për shkak të mungesës së mësuesve.

Qeveria u kap në befasi ndërsa protestat u përhapën më pas në të gjithë vendin, mes zemërimit për pabarazinë sociale dhe mungesës së investimeve në sistemin arsimor.

Që nga e hëna e kaluar, rreth 5,000 njerëz, kryesisht adoleshentë, janë arrestuar në të gjithë Francën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.