KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

MPB: Gjatë fundjavës janë ndaluar 20 persona për tregti me lëndë narkotike

MPB: Gjatë fundjavës janë ndaluar 20 persona për tregti me lëndë narkotike

MPB Maqedoni njofton se nga 2 deri më 4 tetor, pjesëtarët e ministrisë, përmes ekipit të koordinuar Task Force, kanë vepruar në 13 raste të lidhura me tregtinë e paligjshme të drogës, në disa zona të vendit.

“Gjatë kontrolleve dhe bastisjeve të personave, automjeteve dhe objekteve, janë sekuestruar sasi të mëdha narkotikësh, ndërsa janë privuar nga liria 20 persona, mes tyre edhe dy shtetas të huaj, nga Polonia dhe Çekia”.

“Në Strumicë janë sekuestruar 59 bimë marihuane me peshë rreth 680 kilogramë, ndërsa në Shkup janë gjetur rreth 800 gramë marihuanë”.

“Në Veles janë sekuestruar kokainë, substanca të tjera narkotike dhe rreth 5 mijë euro. Ndërkohë, në katër lokacione janë gjetur rreth 200 gramë kokainë, 505 mililitra vaj hashashi dhe 4,58 gramë marihuanë. Për rastet do të pasojnë kallëzime penale”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.