Komuna e Klinës ka njoftuar se ka përfunduar shenjëzimi horizontal dhe vertikal i rrugëve dhe parkingjeve në qytetin e Klinës.
Sipas njoftimit, punimet janë realizuar nga Drejtoria e Inspektoratit, në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Nga Komuna kanë bërë të ditur se këto punime synojnë të kontribuojnë në orientimin më të mirë të pjesëmarrësve në trafik, rritjen e sigurisë dhe krijimin e një hapësire më të rregullt dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/