Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka publikuar pamje nga rruga që çon drejt Shtedimit, në zonën e Rugovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muhaxheri ka vënë në pah peizazhin e zonës, duke e përshkruar rrugën që kalon mes pishave dhe ngjyrave të vjeshtës.
“Rruga drejt Shtedimit që gjarpëron mes pishave dhe ngjyrave të vjeshtës. Investimet në infrastrukturë po i japin një pamje krejtësisht të re dhe moderne Rugovës sonë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/