Guy Parmelin ditë më parë ka paralajmëruar dorëheqjen e tij nga pozita që e mbante për 11 vite, e që pritet të bëhet në fund të vitit.
Pas kësaj dorëheqeje, ka nisur të diskutohet se kush do jetë pasuesi/ja e tij, e tashmë kanë nisur të përmenden disa emra.
Sipas raportimit të Blick, Natalie Rickli po shihet si favoritja e komunitetit zviceran, për ta marrë këtë pozitë, transmeton Telegrafi.
E kjo gjë u vërtetua përmes një sondazhi të publikuar në mediat zvicerane, ku pëlqyesit e Parmelinit po e pëlqejnë Natalien, si personi më i mirë i mundshëm, për ta marrë shtetin në dorë.
Sipas sondazhit Rickli ka marrë 34% të votave, kurse, emri më pak i pëlqyer është Yvan Pahud, me 3% të votave.
Duke u bazuar te tabela me përqindje, pas Natalie Ricki vjen emri i Esther Friedli, e cila doli e dyta në sondazhin e komunitetit. Pjesa më e madhe e Partisë Popullore Zvicerane (SVP) është përqendruar aktualisht te senatorja e St. Gallen, Esther Friedli. Partia synon të sigurojë një vend të dytë për një përfaqësues zviceran gjermanishtfolës në zgjedhje për të pasuar Parmelin. Për më tepër, ka pasur spekulime të vazhdueshme në Bernë se Friedli vlerësohet shumë nga Christoph Blocher, një figurë e fortë e SVP-së.
Se si do vazhdojw tw qarkullojw kjo pwlqyeshmwri dhe se a do tw ndryshojnw votuesit mendim pwr kwta kandidatw, kjo pritet tw shihet nw vazhdim./Telegrafi/