Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Graçanicë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kërkesa është bërë me autorizim të prokurorisë kompetente, ndërsa personat që shihen në fotografitë e publikuara dyshohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
Policia ka ftuar qytetarët që kanë informacione të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e personave të dyshuar, t’i përcjellin ato tek autoritetet.
Informacionet mund të dërgohen në numrin e Policisë së Kosovës 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.
Policia ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për zbardhjen e rastit. /Telegrafi/