KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Forcat qeveritare të Jemenit marrin kontrollin e Ngushticës Bab el-Mandeb nga Houthit

Forcat qeveritare të Jemenit marrin kontrollin e Ngushticës Bab el-Mandeb nga Houthit

Forcat qeveritare të Jemenit kanë marrë kontrollin e zonës strategjike Bab el-Mandeb nga Houthit si pjesë e operacionit ushtarak të vazhdueshëm “Agimi i Jemenit”, tha sot ushtria.

Zëdhënësi ushtarak, nënkolonel Majid Abdullah al-Nuzayli tha se Brigadat pro-qeveritare të Gjigantëve Jugorë dhe forcat e Mburojës së Kombit kanë “marrë me sukses kontrollin e Bab el-Mandebit”.

Në një seri deklaratash në platformën amerikane të mediave sociale X, Al-Nuzayli tha se forcat qeveritare morën gjithashtu kontrollin e aeroportit të Dhubabit dhe prenë rrugën midis Dhubabit dhe Mokhas.

Ai tha se qindra luftëtarë Houthi u rrethuan në zonën e Dhubabit dhe u bëri thirrje atyre të dorëzohen, duke shtuar se disa luftëtarë Houthi më vonë ikën me anije përmes detit.

Bab el-Mandebi është rrugë ujore strategjikisht e rëndësishme që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik dhe është rrugë kyçe për transportin ndërkombëtar detar. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.