Komuna e Suharekës ka ndarë katër banesa për familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se banesat janë ndarë në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për familjet e dëshmorëve.
“Suhareka nuk harron. Kujtesa jonë ndërtohet edhe përmes veprave”, ka shkruar Muharremaj.
Ai ka thënë se kjo paraqet një përgjegjësi institucionale dhe obligim moral ndaj familjeve që, sipas tij, kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë.
“Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti të përhershëm për sakrificën e familjeve të dëshmorëve, Komuna e Suharekës ka ndarë 4 banesa për familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/