KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Punoni përballë dritares? Me gjasë keni edhe këto 3 zakone pune

Punoni përballë dritares? Me gjasë keni edhe këto 3 zakone pune

Sipas ekspertëve të psikologjisë dhe sjelljes, mënyra si e organizoni hapësirën e punës në shtëpi mund të tregojë shumë për stilin tuaj të produktivitetit

Gjithmonë kam pasur zili tavolinën ikonike të shkrimit të Carrie Bradshaw pranë dritares dhe mënyrën se si ajo punonte nga shtëpia ndërsa jashtë zhvillohej gjithë ritmi i gjallë i Nju Jorkut. Por rezulton se kjo mënyrë e organizimit të hapësirës mund të ndihmojë vërtet produktivitetin.

Ekspertë të psikologjisë dhe sjelljes thonë se njerëzit që preferojnë të punojnë pranë një dritareje shpesh kanë disa zakone të përbashkëta: bëjnë mikro-pauza, përdorin dritën natyrale si orientim gjatë ditës dhe preferojnë hapësira që nuk duken të mbyllura.

1. Bëni mikro-pauza

Këto momente shumë të shkurtra pushimi mund t’ju japin pikërisht shtysën që ju duhet për t’u përqendruar sërish.

“Puna përballë një dritareje u jep njerëzve mundësinë të ndalen herë pas here dhe të shikojnë diçka jashtë – pemë, re, njerëz, makina apo lëvizje të tjera – qoftë edhe vetëm për një minutë”, shpjegon psikologia e licencuar Dr. Shannon Franklin.

Sipas saj, kjo është një mënyrë natyrale për të bërë një pushim të vogël gjatë punës dhe mund ta ndihmojë mendjen të rifitojë përqendrimin.

Foto: William Jess Laird

Edhe një hapësirë pune shumë e vogël mund të përfitojë nga kjo, për sa kohë ka një dritare që lejon syrin dhe mendjen të shkëputen për pak çaste nga ekrani.

2. Përdorni dritën natyrale si sinjal

Kur dielli nis të perëndojë dhe dita errësohet, trupi merr sinjalin se orari i punës po i afrohet fundit.

Psikiatri Dr. Robert Davies thotë se njerëzit që punojnë përballë dritares priren ta përdorin dritën natyrale si një lloj orientimi për organizimin e rutinës së punës nga shtëpia.

“Kjo mënyrë e organizimit u lejon atyre ta shfrytëzojnë sa më shumë dritën e diellit”, shpjegon ai.

Foto: Derek Swalvell. Design: Zen Architects

Drita natyrale është një nga sinjalet kryesore të mjedisit që ndikojnë në ritmin cirkadian, pra në orën e brendshme biologjike që ndihmon trupin të kuptojë kur duhet të jetë zgjuar dhe kur duhet të përgatitet për gjumë.

Pikërisht për këtë arsye, gjatë muajve të dimrit, kur ka më pak dritë natyrale, mund të jetë e dobishme të rishikohet ndriçimi i zyrës në shtëpi dhe të përdoren burime drite që e bëjnë hapësirën më të ndritshme.

3. Preferoni një hapësirë më pak të mbyllur

Për shumë njerëz që punojnë nga shtëpia, dritarja nuk shërben vetëm për të zvogëluar monotoninë ose për të krijuar shpërqendrime të vogla të dobishme.

“Për shumë punonjës në distancë, të kesh një dritare nga e cila mund të shikosh jashtë lidhet po aq, ose edhe më shumë, me ndjesinë e hapësirës së hapur”, thotë Davies.

Foto: Studio DB

Një pamje nga jashtë krijon ndjesinë se nuk jeni “të bllokuar” brenda shtëpisë. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për njerëzit që nuk janë mësuar të kalojnë shumë orë ulur në të njëjtin vend.

Megjithatë, në ditët shumë të ndritshme, drita e fortë mund të bëhet e bezdisshme. Në këto raste, perde të lehta dhe gjysmëtransparente mund të ndihmojnë që të ruhet ndriçimi natyral pa krijuar shkëlqim të tepërt.

Në fund, vendosja e tavolinës përballë ose pranë dritares mund të duket si një zgjedhje thjesht estetike, por mund të ndikojë edhe në mënyrën si punoni. Mikro-pauzat, orientimi sipas dritës së ditës dhe ndjesia e një hapësire më të hapur janë tri arsye pse kjo mënyrë organizimi mund t’i përshtatet shumë mirë njerëzve që punojnë nga shtëpia. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.