Cynthia Erivo tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në sfilatën e Valentino gjatë Javës së Modës në Paris, ku u shfaq së bashku me aktoren Naomi Watts.
39-vjeçarja zgjodhi një bluzë dantelle dhe një fund me shkëlqim, të kombinuar me një pallto luksoze prej gëzofi artificial në ngjyrë kafe.
Ndërkohë, Naomi u shfaq me një fustan të shkurtër me pala në ngjyrë të bardhë, blu dhe të zezë, të kombinuar me geta dhe taka vjollcë Valentino.
Foto: Getty Images
Në event ishin të pranishëm edhe emra të tjerë të njohur, si Zoey Deutch, Joe Alwyn dhe Colman Domingo.Erivo, e njohur për rolin në “Wicked”, ka shfrytëzuar muajt e fundit për të pushuar pas përfundimit të shfaqjes së saj solo “Dracula”.
Ajo vazhdon të jetë aktive fizikisht, ndërsa vrapimi në distanca të gjata është një nga aktivitetet e saj të preferuara.
Aktorja ka marrë pjesë disa herë edhe në Maratonën e Londrës.
Foto: Getty Images
Erivo është fituese e një Grammy, Daytime Emmy dhe Tony, teksa është nominuar edhe për Oscar.
Ajo është vetëm një çmim larg arritjes së statusit EGOT.
Foto: Getty Images
Së fundmi, u bë sërish pjesë e vëmendjes mediatike pas një performance me Ariana Grande në Londër, ku dyshja interpretuan së bashku dy këngë. /Telegrafi/
Foto: Getty Images