Golashënuesi Christoph Lang është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Kosovës, si dhe golin që shënoi.
Kur askush s’e priste, Lang u gjend i harruar në mbrojtjen dardane dhe shënoi me kokë për të barazuar rezultatin.
Pas ndeshjes për “ORF”, Lang deklaroi se ishte sfidë e vështirë dhe shtoi se mund të ndahen të kënaqur me një pikë.
“Ishte ndeshje e vështirë për të gjithë në fushë. Ishte ndeshje mjaft e luftuar. Të luash me top në fushë ishte vështirë”.
“Jam shumë i lumtur me golin. Nuk e realizova në fillim, por jam i lumtur. Nuk jam person që shënoi me kokë. Luajtëm mirë në pjesën më të madhe, por mund të jemi të kënaqur me këtë pikë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Austria është lider i grupit me 8 pikë, ndërsa Kosova zë pozitën e dytë me 5 sosh. Irlanda renditet e treta me katër pikë, por më vonë do të përballet me Izraelin./Telegrafi/