Kombëtarja e Kosovës matematikisht ende ka gjasa për ta zënë vendin e parë në grup, pavarësisht që nuk do të jetë e lehtë.
“Dardanët” u ndanë në “paqe” me austriakët, ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.
Kësisoj, pas katër xhirove të zhvilluara – Kosova zë pozitën e dytë në Ligën B me pesë pikë, tre më pak se Austria. Megjithatë, situata mund të ndryshojë pasi Irlanda do të përballet me Izraelin nga ora 20:45.
Janë edhe dy xhiro për t’u zhvilluar, ku Kosova në muajin nëntor do ta presë Izraelin në “Fadil Vokrri”, ndërsa tre ditë më vonë do të udhëtojë për në Dublin, ku më shumë gjasë do ta zhvillojë përballjen “jetike” ndaj Izraelit.
Gjithçka mbetet e hapur në këtë grup kualifikues, ku rikujtojmë se Kosova duhet me patjetër ta zërë së paku vendin e dytë për ta siguruar një vend në vazon e dytë në shortin e Kampionatit Evropian 2028, i cili do të tërhiqet më 6 dhjetor./Telegrafi/