Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta kanë kurorëzuar sot dashurinë, duke i thënë “Po” njëri-tjetrit dhe duke nisur zyrtarisht një kapitull të ri në jetën e tyre.
Dita e veçantë për çiftin ka nisur me traditat shqiptare, teksa Kushtrimi ka marrë nusen, duke i dhënë ceremonisë një atmosferë të veçantë dhe plot emocione.
Pas kësaj, çifti ka kryer edhe procedurat e kurorëzimit, duke e zyrtarizuar kështu martesën e tyre.
Foto: Norik Uka
Momente nga kjo ditë e rëndësishme janë shoqëruar me emocione dhe gëzim, ndërsa familjarët dhe miqtë kanë qenë pranë çiftit për t’i uruar për hapin e ri.
Por festa për Kushtrimin dhe Aurorën nuk përfundon me kurorëzimin.
Foto: Norik Uka
Ata do të vazhdojnë me një aheng të madh, ku do të mblidhen familjarë, miq dhe të afërm.
Kështu, një ditë e nisur me traditat shqiptare do të përmbyllet me muzikë, festë dhe urime për çiftin që sot i tha “Po” njëri-tjetrit. /Telegrafi/