KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Toyota bashkon rivalët japonezë për një qëllim të përbashkët

Toyota bashkon rivalët japonezë për një qëllim të përbashkët

Toyota, Honda, Mazda, Suzuki dhe Mitsubishi kanë bërë diçka të pazakontë: rivalët japonezë u mblodhën së bashku për të diskutuar standardet e cilësisë dhe mënyrat për të ulur kostot e prodhimit.

Takimi u zhvillua në fabrikën e Toyota-s në Tahara dhe përfshiu mbi 100 profesionistë.

Ata diskutuan si të shmangen shpenzimet e panevojshme për pjesë që kanë defekte të vogla estetike, por që nuk ndikojnë në funksionim.

Nisma Smart Standard Activity (SSA) nisi nga Toyota dhe tashmë po zgjerohet në të gjithë industrinë japoneze.

Kompanitë vazhdojnë të jenë rivale, por po bashkëpunojnë në fusha ku nuk ka konkurrencë direkte, si proceset e prodhimit dhe cilësia.

Toyota synon që kjo qasje të ndihmojë industrinë japoneze të ulë kostot dhe të përballet më mirë me konkurrencën në rritje nga prodhuesit kinezë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.