Dy bashkëshortë nga Shkupi u përleshën fizikisht dje pasdite në shtëpinë e tyre familjare në Gazi Babë pas një keqkuptimi të mëparshëm në lidhje me vajzën e tyre të mitur.
“Më 03.10.2026 në orën 16:25, në Shërbimin Shtetëror të Punëve të Brendshme të Shkupit është raportuar se në shtëpinë familjare në zonën e Gazi Babës, pas një keqkuptimi të mëparshëm në lidhje me vajzën e tyre të mitur, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike midis një burri 31-vjeçar dhe një gruaje 33-vjeçare (bashkëshortë), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë paraqitjet përkatëse”, njoftoi Ministria e Brendshme.