KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tragjedi në Gjermani, rrëzohet një aeroplan – raportohet për të vdekur

Tragjedi në Gjermani, rrëzohet një aeroplan – raportohet për të vdekur

Dy persona humbën jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane.

Policia konfirmoi se të dy personat që ndodheshin në bord vdiqën në aksidentin pranë qytetit Gundelsheim, në landin Baden-Württemberg.

Pas përplasjes shpërtheu një zjarr, i cili u shua nga ekipet e emergjencës.

Sipas mediave gjermane, aeroplani i vogël po afrohej për t’u ulur në një pistë pranë Gundelsheim, por për arsye ende të paqarta tentoi të rikthehej në fluturim.

Fillimisht goditi një gardh, më pas një pemë dhe përfundoi duke u rrëzuar në një vresht.

Shenjat e regjistrimit të aeroplanit u dëmtuan plotësisht nga zjarri, ndaj viktimat ende nuk janë identifikuar.

Hetuesit e sigurisë ajrore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.