KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Dogana dhe Policia kapin mallra të padeklaruara në Merdare, vlera rreth 10 mijë euro

Dogana dhe Policia kapin mallra të padeklaruara në Merdare, vlera rreth 10 mijë euro

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar një rast të tentimit për futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e Kosovës.

Rasti është evidentuar gjatë kontrolleve në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar në Merdare, ku zyrtarët doganorë, duke përdorur pajisje dhe mjete të specializuara të kontrollit, kanë identifikuar mallra të padeklaruara.

Sipas Doganës, të gjitha mallrat e sekuestruara ishin të reja dhe përfshinin pajisje të ndryshme teknologjike, ndër to:

  • 20 procesorë PURE ROCK PRO3 LX;
  • 8 pllaka amë MIGRO ATC 128MB;
  • 12 ftohës ajri për procesorë SYSTEM POWER 11;
  • 15 kufje për PC me mikrofon;
  • 25 USB Logitech;
  • 24 mausa wireless;
  • 15 mikrofona për PC;
  • 24 kabllo për telefona ose PC;
  • 5 sete monitorësh gaming ALIENWARE, me pajisje përcjellëse dhe kabllo.

Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara është rreth 10 mijë euro.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e kontrabandës, evazionit dhe shkeljeve të tjera doganore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.