Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:20 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:20, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/