KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Pjesa e poshtme e Samadraxhës mbetet pa ujë, shkak një defekt në gypin kryesor

Pjesa e poshtme e Samadraxhës mbetet pa ujë, shkak një defekt në gypin kryesor

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se pjesa e poshtme e fshatit Samadraxhë të Suharekës ka mbetur pa furnizim me ujë, për shkak të një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit.

Sipas njoftimit, defekti është lokalizuar në afërsi të Agro Zonës, në një zonë me terren të mbushur, ndërsa gypi ndodhet në një thellësi prej më shumë se shtatë metrash, duke e vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve.

Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë punuar gjatë ditës për sanimin e defektit, por për shkak të vështirësive teknike, intervenimi nuk ka arritur të përfundojë.

Punimet do të vazhdojnë deri në sanimin e plotë të defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.

KRU ka kërkuar mirëkuptim dhe durim nga konsumatorët e prekur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.