Mbledhja e grupit të punës COELA nuk ka arritur në një përfundim për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20 për Shqipërinë. Për këtë kapitull ende mungon dakordësia e rreth 10 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Në një përgjigje për A2 CNN, Këshilli i BE-së bën të ditur se çështja do të rikthehet në axhendë të martën, më 6 tetor.
Edhe nëse arrihet një marrëveshje në nivelin e COELA-s, ajo duhet të miratohet nga COREPER, përpara se të konfirmohet zyrtarisht një Konferencë Ndërqeveritare (IGC) me Shqipërinë.
Ndërkohë në, presidenca e Këshillit të BE-së thekson se po shqyrton datat 12–14 tetor për konferenca të mundshme ndërqeveritare me vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Megjithatë, deri tani nuk ka një datë të konfirmuar për zhvillimin e IGC-së me Shqipërinë.
Shqipëria deri më tani ka mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 14 korrik 2026.
Ato janë: Kapitulli 25: Shkenca dhe Kërkimi, Kapitulli 26: Arsimi dhe Kultura, dhe Kapitulli 30: Marrëdhëniet e Jashtme.