KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Me lejen e Zotit do arrijmë edhe më lart”, Erdogan: Turqia po kryen revolucion në mbrojtje

“Me lejen e Zotit do arrijmë edhe më lart”, Erdogan: Turqia po kryen revolucion në mbrojtje

Turqia po vazhdon sukseset e saj në industrinë e mbrojtjes dhe po kryen “një revolucion të plotë” në këtë sektor, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur në festivalin teknologjik “TEKNOFEST”, në provincën juglindore turke Sanliurfa, Erdogan theksoi përparimin e Turqisë në industrinë e mbrojtjes dhe u zotua se do të vazhdojnë punën për të shtuar arritjet e vendit.

“Turqia po vazhdon suksesin në industrinë e mbrojtjes. Ne po kryejmë revolucion të plotë në këtë fushë”, tha ai.

Erdogan shtoi se Turqia gjithashtu ndihmon në përmbushjen e nevojave të vendeve mike për mbrojtje kur kërkohet një gjë e tillë.

“Kur na kërkohet, ne gjithashtu përmbushim nevojat e miqve tanë për mbrojtje. Ne besojmë se sa më të fortë të jenë miqtë tanë, aq më të fortë do të jemi edhe ne”, tha ai.

Erdogan tha se vendi do të synojë të forcojë më tej pozicionin e tij në këtë sektor përmes arritjeve të reja rekord dhe platformave të avancuara.

“Me lejen e Zotit, do të arrijmë edhe më lart. Me lejen e Zotit, do t’i forcojmë më tej këto arritje me rekorde të reja dhe platforma të reja me konkurrueshmëri të lartë dhe vlerë të shtuar”, shtoi ai. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.