KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjyqtari i shkarkuar, Gjoko Ristov, do ta marrë të plotë edhe pagën e shtatorit

Gjyqtari i shkarkuar, Gjoko Ristov, do ta marrë të plotë edhe pagën e shtatorit

Këshilli Gjyqësor, në seancën e fundit, të mbajtur më 30 shtator 2026, e ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Gjoko Ristov.

Kjo do të thotë se Ristov do ta marrë të plotë edhe pagën e shtatorit, pa asnjë zbritje, edhe pse ndodhet në paraburgim që nga 18 janari 2026, është i akuzuar dhe nuk shkon në punë.

Deri tani, Ristov ishte vetëm i pezulluar dhe i larguar nga vendi i punës, por nuk ishte shkarkuar nga detyra e gjyqtarit.

Ndërkohë, bashkëshortja e Ristovit të akuzuar, në profilin e saj në Facebook, duke thënë se vendimi i Këshillit Gjyqësor për bashkëshortin e saj nuk e kishte befasuar dhe akuzoi se ai ishte shkarkuar nën presionin e pretenduar ndaj anëtarëve të Këshillit.

Procesi gjyqësor kundër këtij gjyqtari, në shtëpinë familjare të të cilit në Negotinë Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion gjeti të fshehura në mur 350.000 euro të padeklaruara, filloi më 28 maj në Gjykatën Penale të Shkupit dhe ende është në fazën e procedurës së provave.

Shuma e madhe e eurove në kartëmonedha të mëdha në shtëpinë familjare të Ristovëve u zbulua pasi më herët ishte kapur avokati Fehmi Stafa duke marrë 50.000 euro, për të cilat gjatë hetimit kishte deklaruar se ishin për Ristovin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.