KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ragnick ankohet në fushën e “Fadil Vokrrit” para ndeshjes ndaj Kosovës

Ragnick ankohet në fushën e “Fadil Vokrrit” para ndeshjes ndaj Kosovës

Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, u ankua për gjendjen e fushës në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë një ditë para ndeshjes së katërt të Ligës së Kombeve nda Kosovës.

Kosova e pret Austrinë të dielën nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri” dhe sot (e shtunë), trajneri Ragnick ka folur në konferencë për këtë ndeshje.

Megjithatë, trajneri e ka filluar me ankesa duke thënë se terreni i stadiumit është në gjendje katastrofike dhe kjo nuk i konvenon asnjërës skuadër.

“Fusha është në një gjendje katastrofike; rrallë jam stërvitur ndërkombëtarisht në një fushë kaq të keqe. Dhe nesër do të luajmë këtu”, ka thënë fillimisht Ragnick në konferencë,

“Duhet të luajmë përsëri me intensitet të lartë për të rifituar shpesh posedimin e topit. Në këto kushte, do të jetë gjithashtu e rëndësishme të krijojmë mundësi shënimi. Kjo vlen për të dyja ekipet, por duhet ta them përsëri, rrallë kam përjetuar një fushë kaq të mirëmbajtur keq në 41 vjet”.

“Nuk do të ndryshojë shumë këtu deri nesër. Jam i lumtur që nuk do të luajmë këtu në nëntor. Por kjo ndikon në të dyja ekipet, dhe gjithashtu mendoj se një ekip me aftësi teknike si Kosova nuk i pëlqen të luajë këtu”, përfundoi trajneri i Austrisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.