KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mentor Gjergjaj zgjidhet kryetar i KMShK-së

Mentor Gjergjaj zgjidhet kryetar i KMShK-së

Mentor Gjergjaj, kryeredaktor dhe bashkëthemelues i mediumit online Reporteri.net, është zgjedhur kryetar i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK).

Krahas angazhimit si kryeredaktor i mediumit, nga tetori 2023 deri në shkurt 2024 Gjergjaj ka qenë menaxher i projektit “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes edukimit medial”, projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë nëpërmjet grantit për media të pavarura dhe i zbatuar nga “Reporteri” (R Media L.L.C.).

Gjergjaj ka qenë anëtar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Po ashtu, ai ka punuar si gazetar në Gazetën Express, ku ka mbuluar kryesisht fushat e sigurisë dhe drejtësisë, si dhe ka realizuar raportime dhe hulumtime mbi ekstremizmin fetar në Kosovë.

Në vitin 2018 Gjergjaj ka marrë pjesë në programin International Visitor Leadership Program (IVLP) të Departamentit Amerikan të Shtetit, me temën “Reporting on Religion”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po atë vit ka marrë pjesë edhe në seminarin “Journalism and Review of Judicial Processes” të organizuar nga Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar e Kosovës në Akademinë Ndërkombëtare të Parimeve të Nurembergut, në Nuremberg të Gjermanisë. Si kryetar i KMShK-së, mandati i tij është njëvjeçar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.