KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 3 tetor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në rrugët “Morava”, “Saranda” dhe “Sadik Sadiku”.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të nisë nga ora 09:00 dhe vjen si pasojë e punimeve për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
Punimet për ndërrimin e ujëmatësve gjatë ditës do të zhvillohen edhe në fshatin Papaz.
KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre rrugëve pritet të rikthehet nga ora 16:00.
Nga ndërmarrja kanë kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve për ndërprerjen e përkohshme. /Telegrafi/