Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit dhe kanosjes në Fushë Kosovë.
Rasti ka ndodhur më 02.10.2026 – 05:55.
“Është raportuar se një femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht dhe kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin bashkëjetojnë”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/