Komuna e Lipjanit ka njoftuar se Njësia e Zjarrfikësve është pajisur me një kamion të ri sulmues, të përfituar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME).
Sipas njoftimit të komunës, kamioni është i vitit 2026 dhe ka kapacitet prej 4 mijë litrave ujë dhe 400 litrave ekstrakt shkume. Automjeti është i pajisur me mjetet dhe pajisjet e nevojshme për intervenim në terren, në raste zjarri dhe situata të tjera emergjente.
Nga Komuna e Lipjanit kanë bërë të ditur se pajisja me këtë automjet përbën një kapacitet shtesë për njësinë e zjarrfikësve dhe do të kontribuojë në reagim më të shpejtë gjatë intervenimeve.
Komuna ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë shërbimin e zjarrfikësve dhe të krijojë kushte më të mira për punën e tyre dhe sigurinë e qytetarëve. /Telegrafi/