Një raportim i fundit nga mediat zvicerane kanë luhatur formën e trajtimit në Departamentin e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve (UHPA) në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV).
Kjo sepse, në Tik Tok po hapen llogari, siç është temoignage.chuv, që u krijua në janar, e në të cilën po bëhen rrëfime tronditëse, për formën se si trajtohen të sëmuret me probleme mendore, brenda murëve të spitalit.
Një person me emrin Julie, që në fakt emri u ndryshua nga media raportuese, që ka krijuar këtë llogari në Tik Tok, ka treguar se pas rrëfimit të saj për traumat që ka marrë nga departamenti, pas shtrimit në sptial, kanë qenë shumë të rënda se vetë problemet që kishte.
Julie tha se kishte nevojë të bisedojë me dikë, mirëpo, e ka parë edhe si mundësi e mirë informimi, shkruan Watson, transmeton Telegrafi.
Më pas, pyetjet në Tik Tok kanë qenë të shumta, ku njerëzit kërkonin më shumë detaje, sidomos ata që kishin familjarë të shtruar në këtë departament.
Nga ana tjetër, Spitali i Lozanës ka mohuar kategorikisht akuzat, duke thënë se janë shumë të shqetësuar për formën se si po sulmohen, sipas tyre, pa asnjë fakt e asnjë bazë.
Akuzave të Julie iu bashkua edhe një vajzë e mitur me emrin Laurence (emër i ndryshuar nga redaksia raportuese) e cila kishte qenë e shtruar në këtë repart, sikurse edhe Julie.
Në fillim, me deklaratat e Laurence u habit vetë e ëma e saj, por, më vonë, nëna e vajzës tha se në sptial mund të hynte e dilte kushdo dhe se vizitat nuk kontrolloheshin nga stafi.
Me gjithë këto rrëfime, njerëzit janë ndarë në dy tabore, disa të cilët besojnë vajzat dhe disa të tjerë që duan t’i besojnë versionit zyrtar të spitalit./Telegrafi/