KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nismë e përbashkët e Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, Liqeni i Prespës të vendoset në listën e UNESCO-s

Nismë e përbashkët e Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, Liqeni i Prespës të vendoset në listën e UNESCO-s

Liqeni i Prespës mund të propozohet për t’u regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Iniciativa u nis nga Greqia në vitin 2014, kur liqeni u vendos në listën tentative të UNESCO-s.

Tani, Athina propozon që kandidatura të jetë e përbashkët me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Javën e ardhshme, në komunën greke të Prespës, do të mbahet takim i ministrave të Kulturës të të tre vendeve.

Në takim do të marrë pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas.
Qëllimi është të përcaktohen hapat e ardhshëm për përgatitjen e kandidaturës së përbashkët. Nga BE-ja paralajmërojnë mbështetje politike, por edhe financim të studimeve fillestare.

Iniciativa ka për qëllim mbrojtje dhe promovim më të mirë të pasurisë natyrore dhe kulturore të Prespës.
Priten edhe mundësi për zhvillim të qëndrueshëm, turizëm më cilësor dhe perspektiva të reja për komunitetet lokale.

Nëse procedura vazhdon me sukses, Prespa mund të bëhet një shembull i ri i bashkëpunimit ndërkufitar mes tre vendeve fqinje./TV21

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.